Zyrtari i LDK-së: Treshja shteteshkatërruese “i futën thikë pas shpinës” Amerikës

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Treshja shteteshkatërruese “i futën thikë pas shpinës” Amerikës

Nga: H.O. Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 16:48
Ilustrim/Bota sot

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e ish ambasadorit Lulzim Peci, kur ky i fundit tha se Shqipëria tradhtoj Amerikën. Gecaj thotë se as Kosova nuk është për lavd, me të bëmat e pushtetarëve, kurpara pak ditësh i “i futën thikë pas shpinës” Amerikës.

Postimi i plotë:

TË PAPËRGJEGJSHMIT TË MARRIN NË QAFË!

“Ish-Ambasadori Peci: Shqipëria tradhtoi Amerikën, u bëri dëm gjithë shqiptarëve”

Nuk jemi as ne për lavd Ambasador Peci jo? Çfarë ju duket ju se po bën Ramushi me demarkacion? Çfarë kishte bërë Hashimi e Kadriu me ushtrinë? Çfarë bëri treshja shteteshkatërruese para dy ditësh kur “i futën thikë pas shpinës” Amerikës? Të papërgjegjshmit të marrin në qafë; të rrezikojnë të ardhmen dhe miqësinë e ndërtuar për një kohë të gjatë, me mund, djersë e gjak! Por, derisa u japim votën, faj kemi ne më shumë se ata!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat