Gjergji: Është koha për të rigjetur forcën e shpirtit

Aktuale

Gjergji: Është koha për të rigjetur forcën e shpirtit

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 18:47
Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka bërë thirrje që të ketë më shumë dashuri ndërmjet njerëzve për të ruajtur të ardhmen e ndritur dhe të dëshmojmë se dimë dhe mundemi të ruajmë paqen.

Ai këto komente i bëri me rastin e festës së Krishtlindjeve në Rezidencën e Ipeshkvisë, ku është mbajtur pritja solemne, të cilën e udhëhoqi Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe monsinjor Lush Gjergji.

Në këtë pritje morën pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, udhëheqës të bashkësive fetare etj.

Imzot Gjergji me këtë rast ka bërë thirrje për më shumë sakrificë për t’u dalë përballë obligimeve dhe detyrave që na presin në të ardhmen.

Gjergji: Është koha për të rigjetur forcën e shpirtit

“Me këtë rast i ftoj të gjithë ata që prijnë që ta marrin shembull dhe të reflektojnë me guxim dhe me urti, për të rikthyer besimin e humbur te njëri-tjetri. Për të siguruar paqen politike, drejtësinë sociale dhe ndër besimet dhe të mos hezitojë asnjëri të ripërtërijë me kombet dhe njëri tjetrin. Miq të dashur është koha për të rigjetur forcën e shpirtit. Duhet të gjemë atë urti të Anton Çetës për ta falur njëri-tjetrin, qysh i falnim gjaqet. Duhet ta gjejmë forcën e durimit të Rugovës që të mundemi të durojmë dhe ta duam njëri-tjetrin. Duhet ta gjejmë sakrificën e Jasharëve që sikur kemi fituar lirinë ta ruajmë paqen”, ka thënë ai.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Krishtlindjet janë festë e paqes, dashurisë, besimit për ngadhënjimin e të mirës dhe të drejtës.

Thaçi: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët

“Sot kur thashethemet përhapen më shpejtë se kurdoherë tjetër, kur fjala e keqe nuk pret të dëgjojë të vërtetën, është edhe më tepër e rëndësishme që të mos e humbim besimin, besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët, se po ndërtojmë një shtëpi të mirë për gjithë. Duke ju ftuar për besim e jo dyshim, për përkushtim dhe jo për largim, për bashkim, e jo përçarje, ju uroj të gjithëve dashuri, miqësi e paqe në familjet e juaja. Për shumë mot Kërshëndella”, ka thënë Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat