Zyra e Mogherinit: Tmerrues shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Aktuale

Zyra e Mogherinit: Tmerrues shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 15:05
Mogherini dhe Thaçi

Media ka kontaktuar të hënën Zyrën e Mogherinit për të kërkuar një qëndrim rreth përpjekjeve që u bënë të premten për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Në zyrën e Mogherinit kanë thënë se qëndrimi që ka shfaqur Shefja e Zyrës së BE’së Nataliya Apostolova reflekton qëndrimin e 28 vendeve anëtare të BE’së.

Një reagim të ashpër të premten ndaj përpjekjeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale e ka bërë edhe shefja e zyrës së BE’së në Kosovë nataliya Apostolova duke thënë se iniciativa është tmerruese dhe ekstremisht e dëmshme për Kosovën.

“Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe ekstremisht e dëmshme” thuhet në reagimin e saj.

Media të hënën ka kontakuar Zyrën e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini për të marrë një qëndrim edhe nga ajo rreth ngjarjeve të së premtes në Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësja Maja Kocijancic ka deklaruar se qëndrimi i shprehur në Prishtinë i diplomates bullgare reflekton qëndrimin e BE’së.

“Ju lutem shikojeni qëndrimin e Zonjës Apostolova, shpreh qëndrimin e BE’së” ka thënë Kocijancic.

Ndryshe BE konsideron se në rast se vazhdojnë përpjekje të tilla do të rrezikohet e gjithë puna që është bërrë viteve të fundit.

“Një veprim i tillë do të rrezikojë gjithë punën që është bërë viteve të fundit në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të minojë të gjithë ata që janë ngritur për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë”, ka thënë zyrtarja e BE’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat