Haradinaj nuk e di që shkarkoi bordin e KOSTT-it

Aktuale

Haradinaj nuk e di që shkarkoi bordin e KOSTT-it

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj  tha se nuk i kujtohet që e shkarkoi Bordin e KOSTT-it.

Në Emisionin “Jeta në Kosovë” të transmetuar të enjten, Kryeministri Ramush Haradinaj u pyet rreth shkarkimeve të disa bordeve të kërkuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Kryeministrit nuk iu kujtua që ka shkarkuar Bordin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

“E kom shkarku unë a? S’po m’kujtohet hiç”, ka thënë ai.

Deklaratën e Haradinajt për shkarkimin e Bordit të KOSTT-it mund ta ndiqni në vijim.

Bordi i KOSTT-it nuk emërohet nga qeveria, por nga Kuvendi.

Shkarkimet e dhjetë anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, Haradinaj i bëri më 29 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat