‘Nxehet’ keq debati rreth Gjykatës Speciale: Turp duhet me iu ardh …

Aktuale

‘Nxehet’ keq debati rreth Gjykatës Speciale: Turp duhet me iu ardh …

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 22:47
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka folur sonte në Tv-Dukagjin rreth Gjykatës Speciale. Mushkolaj i ka quajtur disa deputetë të pamoralshëm, sepse sipas tij këta deputetë vite më parë kanë nënshkruar që të krijohet Gjykata Speciale, ndërsa tash kanë qëndrim ndryshe rreth kësaj.

Po ashtu Mushkolaj ka deklaruar se presidenti Thaçi ka bërë presion të vazhdueshëm mbi deputetë dhe mbi organizata të veteranëve.

“Ju jeni instrument i Hashim Thaçit, anëtaret e juaj janë asambleist të PDK-së”, i është drejtuar Mushkolaj, anëtarit të OVL- UÇK, Faton Klinakut.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Faton Klinaku nga OVL- UÇK, ai ka pohuar se këto organizata kanë qenë gjithmonë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

“Ata janë asambelista të PDK-së, mirëpo veprojnë për të mirën e qytetarëve, ne gjithmonë kemi qenë kundër kësaj gjykate, andaj edhe kemi organizuar disa herë protesta”.Mushkolaj e ka kundërshtuar ashpër Klinakun, kështu duke i thënë mos ia fut kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat