Paralajmërohet rritja e pagës minimale në Kosovë

Aktuale

Paralajmërohet rritja e pagës minimale në Kosovë

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:08
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka paralajmëruar që së shpejti do të ketë rritje të pagës minimale.

Ministri Reçica, në konferencën e fundvitit të MPMS-së ka thënë se për herë të parë që nga viti 2011 do ketë propozim për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj.

‘Në kuadër të Këshillit Ekonomiko Social kemi edhe një Udhëzim Administrativ për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për caktimin e pagës minimale. Komisioni gjegjës brenda KES tashmë është ngarkuar për propozimin dhe e rëndësishmja është që do të ketë ngritje të pagës minimale dhe ajo që dihet është se ajo do të jetë me lartë se 170 euro”, ka thënë ministri.

Nesër, Këshilli Ekonomiko Social mban takimin e radhës, të fundit për këtë vit, ku do të paraqitet propozimi për caktimin e pagës minimale dhe tutje, do ti dërgohet  Qeverisë për miratim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat