Haradinaj komenton aksionin me kravata, ja çfarë thotë

Aktuale

Haradinaj komenton aksionin me kravata, ja çfarë thotë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 18:14
Aksioni për kravatat

Ndonëse nuk pati paralajmërim për rritje pagash nga Qeveria për vetën, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, një gjë e tillë vendit i erdhi si bumerang.

Pati kritika të shumë në drejtim të Qeverisë, e personalisht ndaj kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinajt, mirëpo ky i fundit asnjëherë nuk u spraps ndaj këtij vendimi, bile vazhdon të qëndroi pas asaj që ka bërë.

E ditë më parë, u organizua edhe një aksioni me kravata për të ndihmuar Haradinajn, pasi kryeministri tha se duhet që zyrtarët qeveritarë të kenë gardërobë më të shenjët.

Kryeministri Haradinaj komentoj edhe këtë aksion, i cili tha i kishte pëlqyer aksioni që ishte ndërmarr.

“Së pari, te kravatat ke shumë në rregull, shumë korrekt, një aksion simbolik, një porosi, një mospajtim pse e ke rrit pagën, nuk është arsye kravata. Mendoj se ke e mirë, bile disa kravata u dukshin të bukur, por ata i lan në rrethoja nuk i kanë pru këtu. Pagat i kam rrit mendoj për Kosovën, e analizojë Kosovën në 20 vjet”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj tha se vendimi për rritjen e pagave,  “është një vendim edhe ligjor, edhe transparent,  e kam ditur që do të ketë kritika sepse janë mësuar populli me i rrejt politikant, më thënë jemi burra të mirë që sa e kemi rrogën, por mandej senet e tjera me shku si kanë shku”.

E për kravatën që iu propozua kryeministrit nga organizatori Kushtrim Mehmeti, për ta vendosur më 1 Qershor, Haradinaj tha se ajo ishte më shumë për media por thotë se po t’i ishin dërguar atij do t’i kishte pranuar të gjitha dhe ndonjëherë edhe do e kishte vendosur.

Ai thotë se pagat do të rriten edhe për sektorët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat