Inspektorati i Policisë ka nisur hetimet ndaj dy policëve që u përleshën me Mustafën

Aktuale

Inspektorati i Policisë ka nisur hetimet ndaj dy policëve që u përleshën me Mustafën

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 18:15
Policia e Kosovës

Zyrtarët e Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express se kanë nisur hetimet ndaj dy policëve të përfshirë në incidentin me Agron Mustafën. Kanë thënë se janë në koordinim me prokurorin kompetent. Nuk kanë treguar nëse kanë ndërmarrë ndonjë masë ndaj Nazim Sahitit dhe Avni Berishës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet lidhur me incidentin që ka ndodhur sot ndërmjet dy policëve dhe Drejtorit të Valës, Agron Mustafa.

“Hetuesit janë në konsulta me prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

 “IKP ka dalë në vendin ne ngjarjes., Ka ndërmarrë disa veprime”, thuhet më tej në përgjigje.

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, i denoncoi Nazim Sahitin dhe Avni Berishën si persona që e kanë sulmuar sot në qendër të Prishtinës.

Policia përmes një njoftimi tha se dy persona u lënduan nga kjo përleshje.

Nazim Sahiti ka thënë se nuk qëndrojnë pohimet e Mustafës për përleshje fizike. Kishte thënë se incidenti ka ndodhur ndërmjet policit Avni Berisha dhe Agron Mustafës lidhur me një keqkuptim për një fotografim në një lokal të Prishtinës.

Avni Berisha ka thënë se Mustafa ka qenë sulmuese derisa ka thënë se nuk e ka fotografuar asnjëherë drejtorin e Valës, i cili para një javë kishte qëndruar në një lokal me një të dyshuar.

Prokuroria ende nuk ka njoftuar për hetimet e nisura për këtë rast.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat