Thaçi: Demarkacioni dhe Ushtria do të kryhen në vitin 2018

Aktuale

Thaçi: Demarkacioni dhe Ushtria do të kryhen në vitin 2018

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:16
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar gjithë qytetarët e vendit me rastin e ndërrimit të moteve.

Ai ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë me shumë sfida për vendin tonë, por që Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit.

Thaçi është shprehur i bindur se në vitin e ardhshëm do të përfundojnë disa punë të rëndësishme për vendin.

“Vitin tjetër duhet të kryhen punët e rëndësishme si ratifikimi i Demarkacioni për t’i dhënë fund izolimit dhe të hiqen vizat nga BE-ja. Do ta përfundojmë transformimin e FSK-së dhe do të themelohet Ushtria e Kosovës”, thuhet në urimin e Thaçit për fundvit.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova do të mbajë raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë, duke synuar që shteti ta zë vendin e vet në mesin e kombeve të lira në botë.

Ky është urimi i plotë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat