Haradinaj: Formimi i Ushtrisë me ndryshime kushtetuese drejton Kosovën në NATO

Aktuale

Haradinaj: Formimi i Ushtrisë me ndryshime kushtetuese drejton Kosovën në NATO

Më: 2 janar 2018 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur edhe për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta formoj ushtrinë me ndryshime kushtetuese, pasi kjo edhe e drejton nga Aleanca Veri-Atlantike.

“Kosova duhet të vendos a duhet ta bëjë ushtrinë me ligj, e që mund ta ketë sot, apo donë me ndryshime të neneve kushtetuese, e për këtë ka nevojë për partnerët e jashtëm, njëkohësisht për gjithë ne në Kosovë. Nëse mandatin kushtetues ia japim me nene kushtetuese dhe me përkrahjen e NATO-s atëherë e kemi avancuar vetën deri të anëtarësimi në NATO. Kjo është ajo lakmia ta quaj ashtu, po lakmojmë NATO-n, e jo të jetë vetëm një vendim i brendshëm që me i tregu vetës dhe popullit që jemi të zot me marrë vendime, se këtë mundemi ta marrim sot edhe pshtojmë prej kritikave të opozitës dhe gjithkujt”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj flet edhe për dialogun e mundshëm për pajtimin e Listës Serbe për ushtrinë dhe, a do të ndodhë të pranojnë kushte nga kjo parti vetëm të gjejnë përkrahje për Ushtri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat