Haradinaj e dyfishon pagën e tij, UP ua përgjysmon studentëve bursat universitare, ja sa do të marrin tani

Aktuale

Haradinaj e dyfishon pagën e tij, UP ua përgjysmon studentëve bursat universitare, ja sa do të marrin tani

Nga: B.S Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:15
UP

Ditë më parëm ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ai që ia kishte dyfishuar vetit pagën,  si dhe kishte rritur pagat për Presidentin, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, etj.

Por, janë studentët ata që tash e kanë pasuar. Tashmë studenteve u janë përgjysmuar bursat. Ata nga 1000 sa kanë marrë deri më tani, tash e tutje do t’i marrin vetëm 500.

Ndaj vendimit për përgjysmimin e bursave për studentë, ka reaguar Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”.

“Është i papranueshem vendimi i KD të UP-së që bursat e studentëve të zvogëlohen nga 1000, në 500 €. Rektori Marjan Dema dhe UP duhet të kërkojnë rritje të buxhetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës e jo të dëmtojnë studentët kur dihet që pjesa më e madhe e tyre mbulojnë shpenzimet dhe kalojnë vitin akademik me bursën që marrin nga UP. Në vend të dëmtimit të studentëve, zvogloni meditjet dhe pagat që merrni nga angazhimi në bordin drejtues të UP-së dhe në komisionet tjera brenda njësive akademike që shpesh here arrijnë mbi 5 mijë euro në muaj” thuet në reagimin në facebook, të  Xheladin Ujkanit, drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “ KISCOMS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat