“Vetëvendosje dje thirrej në emër të Bashkimit Kombëtar, ndërsa sot s’po arrin ta bashkojë as vetveten”

Aktuale

“Vetëvendosje dje thirrej në emër të Bashkimit Kombëtar, ndërsa sot s’po arrin ta bashkojë as vetveten”

Nga: D. B Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:39
ilustrim

Njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se premtimet elektorale të VV-së muaj më parë dhe situata e krijuar së fundi brenda saj, detyrimisht ngre pyetjen e votuesve.

Ja postimi i plotë:

“Nëse partia secilës ata i kishin besuar i kishte mashtruar, apo thjesht Vetëvendosje! nuk e paska njohur mirë vetveten?!

Vetëm gjashtë muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, përkatësisht pas zgjedhjeve të qershorit, Lëvizja Vetëvendosje del të mos jetë e sinqertë me votuesit e saj dhe të mos jetë ajo në emër të secilës ishte thirrur dhe në emër të secilës kishte marrë besimin e votuesve të saj.

Thirrja e VV-së parasë gjithash në emër të parimeve, ideologjisë, demokracisë, dhe transparencës, kishte bërë që kjo lëvizje politike në zgjedhjet e fundit parlamentare të zë vendin e partisë më të madhe parlamentare në vend. Dyfishimi i votës dhe besimi i dhënë në alternativën e premtuar nga Vetëvendosje do duhej t'i shërbente kësaj lëvizje si udhërrëfyes dhe detyrim moral dhe politik përballë votuesve të saj. Megjithatë brenda lëvizjes çuditërisht po ndodhë e kundërta!

Pikërisht mungesa e parimeve , ideologjisë, demokracisë, dhe mungesa e transparencës partiake, tashmë është bërë arsyeja kryesore për ndarjen e VV-së.

Ndarja e VV-së bëhet akoma më e pakuptimtë, madje edhe për vetë aktivistët e saj, kur dihet se lëvizja e tyre u rritë dhe u zhvillua përmbajtësisht dhe politikisht në emër të bashkimit kombëtar, ndërsa sot po kjo lëvizje nuk po arrin, jo vetëm ta bëjë Bashkimit Kombëtar por tanimë ajo s'po arrijnë ta bashkojë as vetveten!

Kriza e VV-së dhe zhbërja e saj është një fatkeqësi e madhe politike si për Lëvizjen Vetëvendosje, një ashtu edhe për gjithë skenën politike kosovare dhe për qytetarët e vendit, meqenëse politikës kosovare dhe qytetarëve sot u mungon një alternativë serioze politike, në emër të secilës dikur thirrej Vetëvendosje!”, ka shkruar Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat