Kadri Veseli ka vizë dyvjeçare amerikane

Aktuale

Kadri Veseli ka vizë dyvjeçare amerikane

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:52
Kadri Veseli

Ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA ka marr edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Edhe pse kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka të vështirë të pajiset me vizë nga Ambasada e SHBA-ve, Veseli nuk e ka këtë problem.

Burimet bëjnë të ditur se kryetari i Kuvendit posedon vizë dyvjeçare për Amerikë.

Ai është pajisur me vizë amerikane vitin e kaluar ku më pas kishte qëndruar në Uashington. Pas kthimit nga Uashingtoni, Veseli kishte publikuar një fotografi në Facebook, ku shihej së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në postimin e Veselit ishte shpërndarë fotografia pa shpjeguar arsyen e këtij takimi.

Kujtojmë se Veseli është lideri i parë shqiptar që e ka takuar presidentin e SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat