Kusari-Lila ironizon me Haradinajn: Kryeministri ka kohë, ka të holla por nuk ka vizë amerikane

Aktuale

Kusari-Lila ironizon me Haradinajn: Kryeministri ka kohë, ka të holla por nuk ka vizë amerikane

Nga: Bota sot Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:40
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka komentuar refuzimin e vizës për kryeministrin Ramush Haradinaj nga SHBA.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se kryeministri e rriti pagën për të vlerë kravate dhe këmisha, ndërsa që shkoi në pushime në vendin më të shtrenjtë  në Zivër, e më pas tha se ka të holla por nuk ka kohë për pushime, përcjell Bota sot.

Kusari Lila më tej shkruan se tani del që kryeministri ka kohë, të holla por që nuk ka vizë amerikane dhe i kanë treguar se kur nuk është në gjendje në qeverisë me shtetin, duhet të rrijë në zyrën e tij.

Postimi i plotë:

Kontraditat prej të cilave duhet të shpëtojë Kosova:

Arsyeja pse e rriti rrogën e vet për 100% Kryeministri i vendit ishte për “përfaqësim të dinjitetshëm” se i duhen kravata dhe këmisha të reja në takimet e shumta që ai i ka.

Për kravata e këmisha nuk ka të holla, por kryeministri kalon pushimet e fundvitit të parë si KM në Kosovën e pavarësisë në resortin më të shtrenjtë në Zvicër. Kryeministri deklaron se tani ka të holla, por s’ka kohë të mjaftueshme për pushime.

Kryeministri nuk arrin të marrë vizën për në SHBA. Nuk ka asnjë takim të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, por ka një ftesë të gardës së shtetit të Ioëa për një ceremoni.
Tani del se Kryeministri ka kohë, ka të holla, por tani NUK ka vizë amerikane.

Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyren tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka.

Koha kjo Qeveri me shku në shtëpi krejt se Qeverisja jo sport i rëndë, por i pamundur për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat