Azem Syla sillet me pranga në Gjykatë, shtyhet seanca ndaj tij

Aktuale

Azem Syla sillet me pranga në Gjykatë, shtyhet seanca ndaj tij

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:42
Azem Syla, me pranga

Ka filluar  seanca gjyqësore për ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla si dhe 39 të akuzuarve të tjerë të njohur për rastin ‘Toka’.

Në seancën në fjalë tashmë ka arritur i akuzuari kryesor Azem Syla si dhe disa të tjerë.

Paneli gjyqësor në këtë rast udhëhiqet nga dy gjyqtar ndërkombëtarë të EULEX-it si dhe një vendor.

Image
Azem Syla në gjykatë

Por për arsye se gjyqtarja Nora Bllaca ka kaluar në Gjykatë të Apelit, paneli nuk është i kompletuar dhe për këtë arsye seanca e parapara për këtë javë nuk do të mbahen derisa të caktohet një gjyqëtar nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat