Hellbach dhe Bertin arrijnë në selinë e VV-së, nuk deklarohen për media

Aktuale

Hellbach dhe Bertin arrijnë në selinë e VV-së, nuk deklarohen për media

Më: 10 janar 2018 Në ora: 18:57
Zyra e VV-së

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në këto momente kanë arritur i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin.

Ata janë duke mbajtur një takim brenda me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që para takimit nuk kanë dashur të prononcohen për media.

Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat