Emisarët që po vijnë për shkak të Gjykatës Speciale, do takohen me krerët e shtetit

Aktuale

Emisarët që po vijnë për shkak të Gjykatës Speciale, do takohen me krerët e shtetit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 07:51
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, Thomas Bertin, janë në një vizitë dyditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ata do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Tema të tjera për t’u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt BE-së.

Ndryshe, mbrëmë Christian Hellbach dhe Thomas Bertin janë takuar me përfaqësues të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat