Haxhiu: Kusht për Molliqajn, moskandidimi i Kurtit

Aktuale

Haxhiu: Kusht për Molliqajn, moskandidimi i Kurtit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:08
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes , Albulena Haxhiu në një emsionin, deklaroi se deputeti tjetër i këtij subjekti politik Dardan Molliqaj e ka kushtëzuar prezencën e tij në Vetëvendosje me moskandidimin e Albin Kurtit për kryetar.

“Për shembull, Dardan Molliqaj ma ka thënë vet mu se kushti i tij për të qenë në Vetëvendosje është mos me kandidu Albini, unë e kam kundërshtu edhe atë ditë kur kam pasur diksutime me Dardanin, mirëpo të tjerët nuk mund të them që e kanë të njëjtin”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se Dardan Molliqaj ka dhënë dorëheqje nga posti pozita e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga pozitat e tyre dhanë dorëheqje edhe anëtarët si Visar Ymeri, Shqipe Pantina e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat