Dardan Molliqaj e ka shkaktuar problemin në Vetëvendosje, thotë Sveçla

Aktuale

Dardan Molliqaj e ka shkaktuar problemin në Vetëvendosje, thotë Sveçla

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:31
Dardan Molliqaj

Xhelal Sveçla ka thënë në Info Magazine se problemin në Lëvizjen Vetëvendosje e ka shkaktuar Dardan Molliqaj, ish-sekretari Organizativ i Vetëvendosjes.

Sipas Sveçlës Molliqaj dhe mospajtimet e tij me Kurtin janë gjeneza e problemit në Vetëvendosje.

“Ish-sekretari organizativ dëshironte të bllokonte kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Burimi i problemit është mospajtimet mes Dardan Molliqajt dhe Albin Kurtit”.

Por, ai ka refuzuar të thotë se tashmë në Vetëvendosje ekziston një fraksion – ka thënë ka vetëm të pakënaqur.

“Ekziston një Lëvizje Vetëvendosje dhe disa të pakënaqur, nuk ekzistojnë dy taborre, nuk ka fraksione në Vetëvendosje”.

I pyetur për dorëheqjet e tjera në Vetëvendosje dhe se a erdhën edhe ato vetëm si pasojë e mospajtimeve të Molliqajt me Kurtin, ai ka refuzuar të përgjigjet, por ka thënë se më pas janë implikuar edhe shumë interesa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat