Reagon djali i Smajl Hajdarajt: +25! Pse dëshmitari Sh.M po e rrëfen të vërtetën për vrasjet politike - Bota Sot
Reagon djali i Smajl Hajdarajt: +25! Pse dëshmitari Sh.M po e rrëfen të vërtetën për vrasjet politike

Aktuale

E hënë, 22 janar 2018

Reagon djali i Smajl Hajdarajt: +25! Pse dëshmitari Sh.M po e rrëfen të vërtetën për vrasjet politike

Nga: A.ZH Më: 12 janar 2018 Në ora: 21:41
Shpëtim Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj, djali i aktivistit dhe deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka komentuar sërish deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti,  për vrasjet politike.

Hajdaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëshmitari po e rrëfen të vërtetën e tij, e cila sipas tij,  përputhet plotësisht me të vërtetën e rrethanave të kohës.

Ai ka theksuar se Mehmeti duhet të intervistohet me seriozitetin  më të madh nga organet e drejtësisë, përcjell Bota sot.

Hajdaraj ka kërkuar drejtësi për babain e tij, i cili më 17 janar, mbush 16 vjet nga vrasja e tij.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

+25!

Dëshmitari Sh.M. , po e rrëfen të vërtetën e tij , e që plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës. Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë! Më kujtohet , në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike , njëra nga 'ankesat' e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot , apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar , është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga "dora e parë" , apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte , se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit. 
Sipas logjikës së shumicës së "ekspertëve të gjithanshëm" , "ideve dhe turli konspiracioneve " se pas "këtij qëndron ai apo pas këtij procesi mshefet ky" , ne duhet të presim edhe nja 20 vite që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin "ekspertat" dhe prap do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt.
Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë?
Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë.

Drejtësi për Smajl Hajdarajn ,dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike!/BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test