Flet autori i logos së re të 10 vjetorit të pavarësisë: S’është e vjedhur, të dyja i kam punuar unë - Bota Sot
Flet autori i logos së re të 10 vjetorit të pavarësisë: S’është e vjedhur, të dyja i kam punuar unë

Aktuale

E shtunë, 20 janar 2018

Flet autori i logos së re të 10 vjetorit të pavarësisë: S’është e vjedhur, të dyja i kam punuar unë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:00
Logo

Pas dyshimeve se edhe logoja tjetër e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është plagjiaturë, ka folur autori i saj.

Media ka kontaktuar me Zani Ballazhin, autorin e logos, i cili ka thënë se është autor edhe i logos së Kongresit tematik të BDI-së e realizuar në vitin 2015.

“Ato logo janë autorësi e imja, nuk janë logo të shfrytëzuara apo të vjedhura, autori i të dyjave jam unë, kam drejtën autoriale për to”, ka thënë Ballazhi.

Ai ka shtuar se nuk ka menduar që do të ketë reagime për logon. “Jo s’e kam mendu, se në veprat e mija qofshin edhe dizajnet e fundit unë i avancoj ato në një stil të veçantë timin dhe ky stil vërehet në të gjitha punimet e mija, sikur edhe ato të 100 vjetorit d.m.th janë vijat që unë i shfrytëzoj në bazë të asaj që dedikohet”, ka thënë tutje ai.

I pyetur se a ka qenë i njoftuar komisioni e ai është autor edhe i logos së BDI-së para tri vjetësh, Ballazhi ka thënë: “Unë konkurroj në konkurse të ndryshme ndërsa tjetër kush vendos se kush të fitoj apo jo”.

Logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test