Haradinaj: Skënderbeu, krijues i lirisë

Aktuale

Haradinaj: Skënderbeu, krijues i lirisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:46
Orë e Madhe Letrare “Ora e Gjergjit”

(E plotësuar) - Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan që për vizion kishte rreshtimin me perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi.

Kështu u tha në orën e madhe letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim për krijuesit.

Ai tha se me këtë manifestim po e nisin vitin jubilar për kryetrimin e Arbërisë që shqiptarëve ua mbolli guximin dhe ua zgjoi mendjen për të fituar lirinë kombëtare.

Haradinaj: Gjergj Kastrioti fija e artë që na lidh me aleatët tonë të përhershëm

“Me “Orën e Gjergjit” po nisemi në rrugëtimin epik për gjatë vitit të Skënderbeut, sepse ideja e luftës për liri na bënë bashkë dhe na mbanë në këmbë edhe sot pas 550 vjetësh. Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan me vizion e kishte rreshtimin me perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi. Gjergj Kastrioti ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidh me aleatët tonë të përhershëm, por që na u gjenden edhe  në ditë të vështira e me të cilët jemi edhe sot. Gjergji na është bërë mburojë për krenar ndër shekuj dhe inspirim për ta ruajtur lirinë kombëtare edhe me çmimin e jetës”, tha kryeministri Haradinaj.

Nder dhe privilegj për të gjithë krijuesit që viti jubilar për heroin kombëtar Skënderbeun po hapet nga shkrimtarët ka thënë të jetë kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj.

Po ashtu, ai tha se është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që pendat shqiptare po respektohen nga qeveria e veçmas nga kryeministri Haradinaj.

Sahitaj: Krijuesit janë luftëtarët e parë të lirisë

“Dua të ja përkujtoj disa personaliteteve politike dhe jo politike se krijuesit janë luftëtarët e parë të lirisë nga pendat e të cilëve u ngrit vetëdija kombëtare ku ende i kemi të freskëta këngët tona folklorike që u përcollën brez pas brezi, duke mbajtur gjallë shpirtin e çdo shqiptari. Ende na tingëllojnë vargjet e Gjergj Fishtës për trimat si Oso Kuka e shumë të tjerë. Gjatë periudhës së Skënderbeut në sistemin totalitar u ngrit zëri  i djaloshit 22 vjeçar Adem Demaqi me romanin e tij Gjarpërinjtë e gjakut, ku shkruan jo atyre që janë trima me ngre gishtin e krimit, por atyre që janë trima me shtri dorën e pajtimit”, tha ai.

Në këtë aktivitet u mbajt një minutë heshtjeje për nder të profesorit dhe poetit të ndjerë Basri Çapriqi.

Haradinaj: Skënderbeu është krijues i lirisë

Skënderbeu u përket shqiptarëve, por edhe ballkanasve të tjerë, pasi që ai i përkiste tri feve dhe thonë se fliste gjuhët e Ballkanit.

Kështu u tha në Orën e Madhe Letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirues për krijuesit.

“Me këtë manifestim po e nisim vitin jubilar. Skënderbeu u përket shqiptarëve, por edhe ballkanasve të tjerë, pasi që ai i përkiste tri feve dhe thonë se fliste gjuhët e Ballkanit. Ideali i tij ishte liria. Me orën e Gjergjit po nisemi në rrugëtimin epik të vitit të Skënderbeut. Skënderbeu ishte ndër të parët në Ballkan me vizion, ai ishte dje, vazhdon të jetë fija e artë që na lidh me aleatët tanë që na u gjenden në ditë të vështira, por na mbështetin edhe tani”, tha ai.

Ndërsa, Reshat Sahitaj tha se është nder dhe privilegj për shkrimtarët që të hapin vitin e Skënderbeut.

“Krijuesit janë luftëtarët e parë të lirisë përmes pendës së tyre”, tha ai.

Në këtë orë letrare me një minutë heshtjeje u nderua edhe profesori dhe poeti Basri Çapriqi, i cili dje ndërroi jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat