Aksidentohet Geci, goditet me veturë nga zëvendësministri serb

Aktuale

Aksidentohet Geci, goditet me veturë nga zëvendësministri serb

Nga: P.R Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:40
Vetura e zv.ministrit Radojeviq ka goditur nga prapa veturën që e drejtonte Halil Geci

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident komunikacioni në Komoran, ku të përfshirë kanë qenë Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci të Llaushës, dhe zëvendësministri nga komuniteti serb në Ministrinë e Brendshme në Republikën e Kosovës, Milan Radojeviq.

Nga video që ka siguruar gazeta “Bota sot”, vetura e zv.ministrit Radojeviq ka goditur nga prapa veturën që e drejtonte Halil Geci, duke e hedhur këtë të fundit jashtë rrugës, ku vetura është rrotullar në hapësirën jashtë rrugës.

Burimet bëjnë të ditur se Geci ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për “Bota sot”, e ka konfirmuar edhe Nebih Geci, vëllai i Halil Gecit.

“Fatmirsisht ka shpëtuar pa lëndime. Në veturë ka qenë më gru dhe fëmijë, po shyqyr kanë shpëtuar.  Po nga mbrapa i ka ra nga mbrapa me kerr zëvendësministri i MPB-së”, ka thënë për “Bota sot”, Nebih Geci.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat