Veseli: Kosova do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë

Aktuale

Veseli: Kosova do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:32
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori Greg Delawie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.

Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat