Thaçi kërkon nga kryeministri i Bullgarisë mbështetje për procesin e integrimeve

Aktuale

Thaçi kërkon nga kryeministri i Bullgarisë mbështetje për procesin e integrimeve

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:10
Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga shteti bullgar mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit.

Kryeministrin bullgar e informova për përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe është parakusht për paqe e stabilitet në rajonin tonë.

Po ashtu, nga shteti bullgar kërkova mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat