Shipitulla mbetet pa ambulancë, shkaku i pacientëve të paktë

Aktuale

Shipitulla mbetet pa ambulancë, shkaku i pacientëve të paktë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:17
Ilustrim

Komunarët e Obiliqit nuk e kanë ndërmend ta rihapin Ambulancën e Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Shipitullë të kësaj komune. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Mjekiqi, thotë se arsyet për këtë janë të shumta, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Derisa nuk fillon së funksionuari fondi i sigurimeve shëndetësore, për shkak të zhvendosjes së banorëve nga ky fshat dhe numrit të vogël të pacientëve, nuk kemi mundur të fusin në funksion këtë ambulancë dhe ta mbajmë në funksion kur ka numër të vogël të pacientëve”, ka thënë Ibush Mjekiqi.

“Sepse shkon në kontrooll e cakton diagnozën, duhet me ardhë në QKMF me ba analiza, duhet me ardhë me i ble barnat në Obiliq. D.m.th. ai (pacienti) duhet prapëseparë me ardhë në Obiliq, kështu që nuk kemi mundur ta fusim në funksion”.

Sipas drejtorit Mjekiqi, AMF-ja në fshatin Shipitullë ishte ndërtuar në vitin 2001 dhe kishte funksionuar për 5-6 vjet.

“Ajo ishte mbyllur për shkak të numrit të vogël të banorëve, mungesës së mjeteve për mirëmbajtje, transportit të punëtorëve shëndetësorë, sepse ajo zonë është problematike dhe për transport publik duhet vetëm me vetura private. Kur është ndërtuar janë ba gabime. Pa dashtë me fajësu askënd, po prej ekspertëve të fushës shëndetësore është vlerësuar se ka qenë jo e planifikuar mirë dhe ndërtimi i saj është bërë vetëm sa për politikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat