Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka marrë me keqardhje lajmin për vdekjen e e Jonuz Musliut, kryetar i Këshillit Nacional të Bujanovcit.
Veseli përmes një Facebookit ka thënë se Jonuzi ka qenë një ndër veprimtarët më të hershëm dhe më kontribues në përpjekjet e popullit tonë për liri e barazi dhe gjithë jetën ai ia ka dedikuar kauzës kombëtare.
Postimi i plotë:
Me keqardhje të madhe mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej miqve dhe bashkëluftëtarëve të mi, Jonuz Musliut. Jonuzi ka qenë një ndër veprimtarët më të hershëm dhe më kontribues në përpjekjet e popullit tonë për liri e barazi dhe gjithë jetën ai ia ka dedikuar kauzës kombëtare. Ikja e tij e parakohshme jo vetëm që pikëllon familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e tij por edhe lë një boshllëk të madh në sferën politike të bashkëkombëseve tanë në Luginën e Preshevës.