Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut dënon me forcë vrasjen e Oliver Ivanoviçit, presidentit të Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" ("Srbija, demokratija, pravda").
PAD (SDA) Sanxhakut i kundërvihet fuqishëm të gjitha llojeve të dhunës, veçanërisht ato të motivuara në aspektin kombëtar, fetar e politikisht, dhe konsideron se me vrasje dhe dhunë nuk mund të zgjidhet asnjë problem.
PAD (SDA) Sanxhakut u bën thirrje autoriteteve kompetente shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të ndriqojnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe të sigurojnë paqen, drejtësinë dhe sigurinë e plotë, e cila është baza për stabilitetin në këtë rajon.