Edhe Kadri Veseli i reagon Nasim Haradinajt: Kjo nuk duhej të ndodhte ty Nasim!

Aktuale

Edhe Kadri Veseli i reagon Nasim Haradinajt: Kjo nuk duhej të ndodhte ty Nasim!

Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:28
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar kundrejt deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ambasadorin amerikan e ka quajtur “palaço”.

Sipas Veselit, deklarata e tillë është fyerje dhe nuk do duhet të ndodhte asnjëherë në Kosovës nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje. Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat