Lladrovci: Jonuz Musliu ishte një flakadan, Lugina dhe Kosova nuk do të jenë njëjtë pa të

Aktuale

Lladrovci: Jonuz Musliu ishte një flakadan, Lugina dhe Kosova nuk do të jenë njëjtë pa të

Nga: G.B Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:04
Jonuz Musliu

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Jonuz Musliut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ai u shua në Janarin e flakadanëve të lirisë dhe vet ishte një flakadan, përcjell Bota sot.

Lladrovci ka shkruar se nga sot Lugina e as Kosova nuk do të jenë të njëjta.

Postimi i plotë:

Veprimtari i shquar, Komandanti dhe shoku im Jonuz Misliu, shkoi në amshim në Janarin e flakadanëve të lirisë. Ai vet ishte flakadan.

Nga sot, Lugina nuk do të jetë e njëjtë. Edhe Kosova, nga sot është më e varfër për një flakadan, ashtu siç është tërë kombi ynë.

Jonuzi, zuri vendin e merituar në panteonin e veprimtarëve të shquar të heronjve të kombit, duke kaluar në përjetësi.

Lavdi jetës e veprës së Jonuz Musliut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat