Lepaja tregon pse Qeveria nuk po i trajton me seriozitet krimet e luftës

Aktuale

Lepaja tregon pse Qeveria nuk po i trajton me seriozitet krimet e luftës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 19 janar 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Delegacioni i ri i bisedimeve me Serbinë në Bruksel ndër temat e para që duhet të trajtoj është edhe ajo për fatin e personave të zhdukur dhe kërkimi i drejtësisë për të gjitha viktimat gjatë luftës në Kosovës.

Kjo për faktin se Kosova ka filluar bisedimet me Serbinë prej vitit 2010, por asnjëherë delegacioni i Kosovës nuk i ka kushtëzuar bisedimet me Beogradin pa u trajtuar kjo çështje që është një plagë e rënd për popullin shqiptar.

Publicisti Fadil Lepaja në një prononcim për “Bota sot” thotë trajtimi i kësaj çështje do të ndihmonte edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Image
Publicisti Fadil Lepaja

“Fatkeqësisht, jo vetëm Reçaku, por edhe krimet e luftës, dhe fati i të zhdukurve nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur, dhe nuk e kanë pasur prioritetin, në procesin e bisedimeve, sepse zbardhja e tyre, gjithsesi i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Lepaja për “Bota sot”.

Sipas tij, mos trajtimi i personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës është bërë për arsye se Kosova dhe Serbia kanë versione të ndryshme për gjithë luftën në Kosovë.

“Unë mendoj se kjo nuk është bërë për shkak të versioneve të ndryshme që kanë palët në bisedime rreth këtij rasti, për të cilin policia as ushtria serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar autorësinë”, shtoi Lepaja.

Ndryshe, Qeveria ka zgjedhur një ekip të ri për negociatat me Serbinë në Bruksel që udhëhiqet nga Avni Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat