Ekskluzive: Mësohet kryetari, kryesia dhe emri i partisë së re nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes

Aktuale

Ekskluzive: Mësohet kryetari, kryesia dhe emri i partisë së re nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes

Nga: D.RR Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:46
Vetevendosje sa ishte e bashkuar

Pas problemeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, shumë deputetë e anëtarë të kryesisë dhanë dorëheqje nga poste të rëndësishme të kësaj lëvizjeje.

Gjithçka kishte nisur nga një mesazh i publikuar, ku deputetja Aida Dërguti, kishte ofenduar me fjalë banale liderin e kësaj Lëvizjeje , Albin Kurtin.

Dorëheqjet e njëpasnjëshme formuan një grup njerëzish kundër Albin Kurtit, njeriut që i mori afër vetës dhe i ngriti profesionalisht në aspektin politik.

Burime të “Bota Sot”, mësojnë se javën e ardhshme do të formohet partia e re nga të dorëhequrit apo siç po e quajnë “Krahu i Molliqajt”.

Partia e re do të quhet “Partia Social Demokrate”, dhe kryetar i saj do të jetë ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nënkryetare do të jetë Aida Dërguti.

Dardan Molliqaj, pritet ta mbaj postin e sekretarit të përgjithshëm në këtë parti të re.

Edhe të dorëhequrit e tjerë sigurisht që do t’i bashkohen kësaj partie, mirëpo të tjerët ende nuk dihen pozitat që do t’i kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat