“12 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq”

Aktuale

“12 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq”

Nga: N.H Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:47
Ibrahim Rugova

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,  ka përkujtuar 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugovën, pëcjell "Bota sot".

Abdixhiku përmes një postim në llogarinë e tij në 'Facbook', ka thënë se 12 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq; një njeri të urtë e të përgjegjshëm për vendin e popullin e tij.

Image
Lumir Abdixhiku

“12 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq; një njeri të urtë e të përgjegjshëm për vendin e popullin e tij. Vizioni i Ibrahim Rugovës - idetë e tij për shtet - do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra për tash e shumë kohë”, shkruan Abdixhiku.

Ja postimi i plotë i deputetit të LDK-së:

12 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq; një njeri të urtë e të përgjegjshëm për vendin e popullin e tij. Vizioni i Ibrahim Rugovës - idetë e tij për shtet - do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra për tash e shumë kohë.

Ky vizion, për një Republikë të pavarur, të zhvilluar e në aleancë të pathyeshme me Perëndimin do t’i mbijetojë edhe përpjekjeve naive e dashakeqe që na shpërfaqet sot. Republika e tij dhe e jona do të triumfojë para grupeve theqafëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat