Përfundon votimi në Vetëvendosje, nuk dihet nëse votuan të dorëhequrit

Aktuale

Përfundon votimi në Vetëvendosje, nuk dihet nëse votuan të dorëhequrit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:24
Lëvizjen Vetëvendosje

Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, për kryetar të kësaj partie kanë përfunduar.

Aktualisht komisioni i formuar nga kjo parti është në proces të numërimit të votave nga të gjitha degët e kësaj partie nëpër Kosovë.

Kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes është Albin Kurti, dhe të gjithë anëtaret e kësaj partie, sipas sistemin një anëtar një votë, kanë pasur mundësinë të votojnë “për” “kundër” apo edhe të abstenojnë.

Së fundmi kjo parti është përballur me probleme të brendshme, ku një numër i anëtarëve të kryesisë së VV-së janë dorëhequr nga postet e tyre brenda partisë.

Gjatë ditës Vetëvendosje ka publikuar fotografi të këtij procesi zgjedhor, në të cilat nuk shihen të dorëhequrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat