Dallimi i votave mes Ymerit dhe Kurtit në zgjedhjet për kryetar

Aktuale

Dallimi i votave mes Ymerit dhe Kurtit në zgjedhjet për kryetar

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:57
Visar Ymeri dhe Albin Kurti

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurtin i cili mori gjithsejtë 98.82% të votave.

Ndërsa, Visar Ymeri para tri viteve kishte fituar postin e të parit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kishte marrë gjithsej 97,42% të votave.

Diferenca me përqindje mes dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje është 1.04%.

Albin Kurti prin për 1.04% vota më shumë se ish-kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, i cili e mbajti pozitën e kryetarit brenda Lëvizjes për më shumë se tri vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat