Zogaj: Zgjedhjet e Vetëvendosjes për kryetar janë komike

Aktuale

Zogaj: Zgjedhjet e Vetëvendosjes për kryetar janë komike

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:01
Petrit Zogaj

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar procesin e brendshëm zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e kryetarit.

Zogaj, ka thënë se për shumicën nga jashë këto zgjedhje janë komike. Sipas tij, këtë e di po ashtu edhe vetë Kurti dhe partia e tij.

Ky është postimi i plotë i tij:

Demokracia para se gjithash eshte fryme, mendim e veprim, e me pastaj eshte edhe procedure e rregulla. LV dhe Albin Kurti keto zgjedhjet e sotme po i trajtojne si demokratike, vetem per faktin qe po i respektojne procedurat e rregulloret. Edhe njerezit ne LV dhe vet Kurti, e dine sakte qe kjo s’mjafton. Per shumicen nga jashte, keto zgjedhje jane edhe komike, kete gje e dine po ashtu Kurti e LV . Pra, zor eshte qe te merren seriozisht.

Ne anen tjeter, Kurti i referohej kesaj shfaqjes se sotme si ‘demokraci e thelle’, nje koncept qe eshte problematik ne shpjegim. Sepse, nuk ka dicka si demokraci e thelle, ose je demokratik ne fryme e procedure ose nuk je. Nuk ka dicka si siperfaqesisht demokraci. Je demokratik ose nuk je. Kaq e thjeshte eshte. Dhe thenia e dyte e Kurtit sot, e ne plote deklarime tjera eshte se jemi subjekti ‘me demokratik’. Kjo, besoj i referohet ‘subjekti me demokratik ne Kosove’. Pra, ka nje tendence te krahasueshmerise se LV me partite tjera. Ky ne fakt eshte edhe problemi. Subjektet tjera politike s’jane aspak demokratike, as ne fryme e as ne procedure. Prandaj, krahasime me keto subjekte politike ose eshte gafe ose padijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat