Lumir Abdixhiku i reagon Memli Krasniqit: Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin

Aktuale

Lumir Abdixhiku i reagon Memli Krasniqit: Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin

Nga: N.A Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:54
Lumir Abdixhiu

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili i ka akuzuar deputetët e LDK –së se kanë qëndrime të njëjta me Listën serbe.

Për këtë arsye, Abdixhiku, ia ka kujtuar Krasniqit se Gjykata Speciale është e sponzoriuar nga PDK.

“Memli Krasniqi paska akuzuar deputetët e LDK-së për qëndrime të njëjta për Specialen me Listën Serbe. - E para, LDK nuk e ka partner qeverisës Listën Serbe, PDK e ka. PDK ka pritur 5 orë miratimin dhe ardhjen ga Beogradi. Nëse vërtetë i konsideroni siç edhe janë, largoni prej qeverisë. Mos na mbaj ligjerata. - E dyta, LDK është konsistente në qëndrimet e saja. Gjykatën Speciale e ka votuar dhe sponorizuar pikërisht PDK. LDK s’mund të luaj me politikën nacionale e ndërkombëtare sipas qejfeve të odave. Jemi më serioz se kaq. - E treta, LDK s’bën akrobacione politike për të rrënuar aleancën me SHBA-të. Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin tanë. Këtë aleancë e kemi bindie politike. - E katërta, identifikimi i LDK-së me Beograd s’është risi nga PDK. Kështu keni bërë gjithëherë kur muskujt s’ju kanë bërë punë aty ku duhej intelekt. Por gjuha e njëjtë ka shtyrë e nxitë edhe eliminimin e figurave kyçe të LDK-së. Dhe gjuha e njëjtë sot, ka mu këtë rrezik. Harroni se kjo strategji ju sjellë punë. Qytetarët janë të dijshëm; s’jan aq naive sa i merrni ju - e ne jemi të vendosur ta mbrojme Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat