Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dëshiron ta dijë, pse i kanë sharë anëtarët e VV-së, përcjell Bota sot.
Ai thotë se në VV nuk ka pasur bileta e as destinacion dhe se me ta ngjajnë edhe AAK e PDK.
Postimi i plotë:
Vetem nje sen kam deshire me dite?
Pse na shajshin qeta jaranat e VV-se?! Kurr nuk i kam kaptu, apo vetem se e kan pas ba tradite. O bre çka thojshim, e çka shkrujshum, veq kur u turrshin klav-klav, e nuk lashin gja pa na thane. Besa fillune edhe me qite grushta e shkelma.
Vetem komunizmi dhe talibanizmi i mendimit nuk e pranojne kritiken. Partia politike nuk ashte lis, as dardhe, po nje diçka qe perbehet nga individid te mire e te keqinje. Partia ashte si nje autobus urban. Gjithekush paguan bileten e vet, edhe gjithkush shkon ne destinacionin e vet.
Te VV-ja as nuk ka pas bileta, as destinacion. Kogja ngat per do sene ua bane AAK-ja dhe PDK-ja...!!!