Abazi për situatën në VV: Dhelparakë, dinakë, pa sedër, profiter të rastit, dashakeqë, humbës të këqinjë

Aktuale

Abazi për situatën në VV: Dhelparakë, dinakë, pa sedër, profiter të rastit, dashakeqë, humbës të këqinjë

Nga: A.M. Më: 23 janar 2018 Në ora: 21:24
Haki Abazi

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Haki Abazi ka komentuar situatën e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që Albin Kurti është zgjedhur kryetar i saj.

Abazi ka shkruar në Facebook se “ajo që mësuam është se brenda natës Fis Ismaili ra viktime e një agjende të ndytë, me vjen keq për naivitetin e tij dhe gjithë ata të tjerë që mendojnë që detyra e VV ka qenë me zëvendesu PDK dhe në atë proces do të pasurohen dhe lidhjet me biznesin ju krijojnë komoditetin e Bandic-it”.

Postimi i plotë:

Shoqeri qe e shef kimen ne qullin e huaj dhe nuk e shef tranin ne qullin e vet

Albini eshte fitimtar i nje beteje te nisur nga dezerteret qe menduan qe do te perkrahen per ta marre VV nga mbrenda apo per ta perqare nga jashte. As nuk e moren nga mbrenda e as nuk e perqan nga jashte. Ajo qe mesuam eshte se mbrenda nates Fis Ismaili ra viktime e nje agjende te ndyte, me vjen keq per naivitetin e tij dhe gjithe ata te tjere qe mendojen qe detyra e VV ka qene me zevendesu PDK dhe ne ate proces do te pasurohen dhe lidhjet me biznesin ju krijojne komoditetin e Bandic-it.

Dezereteret u mashtruan nga niveli i shikueshmerise se Klan Kosoves dhe KOHA vizionit. Nuk e kane ditur e as hulumtimet e publikut te porositura me qellim te shperlarjes se trurit nuk arrijne qe ne fakt te kthejne dhe trullosin mendjen e qytetareve. Edhe atehere kur PDK kishte forcen e kercnimit dhe u bene gabime, qytetaret nuk nderruan ane, ata thjesht u torhoqen duke mos pranuar lojen e poshter qe ju imponua vendit. Perqindjet rane, njerezit protestuan heshtur.

Tani sikur me rendesi qenka se sa kane votuar per Albinin, ne fakt me rendesi eshte te dalin e te maten se sa do t'i marrin ata. Pse nuk paten guximin qe ne procesin e votimeve te dalin si kunder kandidat. Ne fakt keta jane pas shpine te "guximshem". Dhelprak, dinak, pa seder, prfiter te rastit, dashakeq, humbes te keqinje.

Albini duhet te vazhdoje me qetesi dhe me menquri. Sigurisht qe ky eshte nje mesim i madh qe 'llafexhinjet e sokakxhinjet" kane provuar qe ta paraqesin si koncept, lafe te Klanit e KOHES, marrje goje, snobizem antiurban. Kjo eshte ajo shtresa e papunetoreve qe me demagogji dhe konspiracion kane dashur te vijne ne fuqi politike per te vazhduar ndikimin e parase se "Vendlindja Therrret", fuqine e keqeprdoruesve dhe tharesve te vendit per te krijuar nje strategji dalje. Ky eshte puqi qe i ben vehtes puqistet mendjelehte.

Sa e quditshme qe dezerteret po pajtohen qe Gjyakta Speciale duhet te zhbehet dhe sikur i paska lodhur qendrimi ambasadoreve. Rastesi apo marreveshje qe nese zhbehet gjyakta speciale ata behen te "fuqishmit" e Kosoves. Cfare lloj marreveshje idiotesh; sikur populli, VV dhe e gjithe LDK jane ne gjumin e thelle te dimrit e nuk e kane kuptuar se cfare po zihet.Torollake.

Albin: Shume urime dhe pune te mbare, per pak sa nuk u bere viktime e suksesit dhe sakrfices tende. Keshtu e kishte pesuar edhe Fan Noli, keshtu e pesoi edhe Rugova por LDK e ka kuptuar se sa e dhimbshme eshte qe te lejohet te merret kalaja nga mbrenda nga njerezit si Milazim Krasniqi, perderisa te veretet vriteshin rrugeve te Kosoves se cliruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat