Debat i nxehtë në Kuvend, Zeka: Hajdutët kanë bërë aleancë me hajdutët

Aktuale

Debat i nxehtë në Kuvend, Zeka: Hajdutët kanë bërë aleancë me hajdutët

Më: 25 janar 2018 Në ora: 07:16
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Pagat e larta në Trustin Pensional të Kosovës, ishte temë debati në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u miratua kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.

Diskutimi i deputetëve ishte i fokusuar në pagat e mëdha që marrin drejtori dhe bordi i Trustit Pensional të Kosovës. Ata madje kërkuan që të ulen këto paga, të cilat sipas tyre janë në disproporcion me pagën mesatare minimale në vend dhe gjendjen ekonomike. 

Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK, tha se në Fondin Pensional të Kosovës  ka paga astronomike. Ajo tha se  pagat e punonjësve të këtij fondi, duhet të nivelizohen apo përgjysmohen, pasi që pagat që janë tani,  janë absurde.

Rexhepi: Paga astronomike në këtë fond

“Asnjëherë nuk është adresuar ky nivel i pagës super të lartë në organet përgjegjëse për t’i ndryshuar ato. Pozita e drejtorit menaxhues apo zëvendës drejtorit apo dhe anëtarëve të  bordit, pavarësisht se janë pozita me përgjegjësi të larta,  nuk mund të arsyetohen që në rrethana të Kosovës të jetë në këtë nivel në rroga apo koeficienti i tyre. Është e papranueshme me shifrën zyrtare prej 30 për qind të papunësisë në  Kosovë dhe papunësinë ekstreme të grave. Me pagën minimale në Kosovë, që nuk arrin as 200 euro në muaj. Nuk është normale as për një taksist që punon me përqindje dhe mezi arrin 250 euro një pagë mujore. Nuk është normale një pagë që kalon dyfishin e pagës së presidentit të vendit. Gati dyfishin sa paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ajo.

Edhe deputeti Korab Sejdiu tha se punëtorët në Trust, nuk i meritojnë këto paga.

Sejdiu: Nuk i meritojnë këto paga

“Vetëm sa për me zbërthyer për këta anëtarë të bordin alokohen diku 1700 euro  për person  në muaj. Për shtat anëtarët. Këto janë përfitimet e tyre. Për me kuptuar dhe qytetarët edhe ne pak më mirë këtë punë. Nuk po flasim për njerëz që e kanë punë me orar të plotë, të qenit anëtar i bordit, po flasim për persona të cilët mblidhen 3 apo 4 herë në vit. Eventualisht mund të mblidhen edhe për ndonjë konferencë për shtyp për ta informuar publikun rreth të arriturave të fondit. Nuk janë persona të cilët alokojnë tërë kapacitetin e tyre për menaxhimin dhe punën e trustit. Janë persona që këtë e kanë si angazhim anësor dhe për këtë përfitojnë 1700 euro ne muaj që është ne disproporcion të plotë dhe  me pagën minimale dhe mesatare në republikën e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka tha se krejt kjo ‘katrahurë’ është rezultat i bllokimit total të punës në Parlament.

Zeka: Kanë bërë aleancë hajdutët me hajdutët

“Kam ardhur në përfundim që shumica e këtyre punëve te zeza,  ‘shtekerat’ i kanë bash këtu  në parlament. Kur ti e ke ‘shtekerin’ e të zezës të kyçur brenda Parlamentit dhe brenda deputetëve të Parlamentit të Kosovës, e ke vështirë për të bërë diçka. Krejt kjo katrahurë në të cilën ne jemi,  është rezultat i bllokimit total të punës së parlamentit, i mos angazhimit të deputetëve të Republikës së Kosovës. Është rezultat që ne mendojmë qysh me jashtë  me marrë ndonjë mëditje dhe nuk i lexojmë fare këto raporte dhe themi jo po e aprovojmë jo s’po e aprovojmë.  Unë personalisht  jam fort kundër,  por fatkeqësisht që vota jem s’mundet me rrotulluar këtë. Se komplet bordet i kisha ndryshuar. Asnjë bord. As bordi i trustit, asnjë bord në Kosovë deri më sot nuk ka shkarkuar asnjë drejtor hajdut. Pse se anëtarët e bordit, janë kanë hala më hajna se drejtorat. Vidh dre jtori vidh bordi. Vidh bordi vidh drejtori. Prandaj kanë bërë aleancë hajdutët me hajdutët. Sa të vazhdojmë këtë aleancë kemi me shkuar teposhtë sikur në skia”, tha ai..

Por Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, tha se pagesa e padrejtë në Fondin Pensional, që është 20 herë më e lartë se paga mesatare, do të këtë fund këtë vit si dhe benificionet tjera që janë bërë në trust.

Abdixhiku: Koha kur dikush paguhet 7 mijë euro do të marrë fund

“Koha kur dikush në Kosovë për një menaxhim të një fondi paguhet me 6 a 7 mijë euro ka me marrë fund këtë vit. Këtë po e themi dhe ne dhe se brenda pak javëve, brenda muajve të parë të punës së komisionit, siç është paraparë dhe në planin e punës që e kemi prezantuar dhe në kryesi do të trajtojmë këto kërkesa dhe këtë iniciativë, që është dashur të trajtohet kaherë. Fatkeqësisht nuk është trajtuar, por ka gatishmëri të të gjitha partive politike dhe këtij parlamenti do t’i vijë propozimi me taksë të re operacionale dhe do të jetë në duar të deputeteve të këtij parlamenti, të votojnë taksen e re operacionale”, tha ai.

Kuvendi po ashtu ka miratuar Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku tha se LDK është e kënaqur me menaxhimin e parave në kursimet pensionale.

Abdixhiku: LDK e kënaqur me menaxhimin e kursimeve pensionale

“LDK është e kënaqur me mënyrën si janë menaxhuar 1.4 miliard euro, të  kursimeve pensionale gjatë  vitin 2016. Dhe me faktin që janë realizuar 64 milion euro kthim bruto në investim. Vlerësojmë investimin e 87 për qind të mjeteve në fonde jashtë Kosovës dhe 13 për qind brenda Kosovës. Ndonëse këto të fundit kanë pasur normë më të vogël të kthimit se sa mjetet e investuara jashtë. Konsiderojmë dhe  vlerësojmë se investimet për ekonomin e  Kosovës,  japin siguri më të mirë dhe asistencë financiare të tregut tonë”, tha ai.

Deputeti nga radhët e VV-së Dardan Sejdiu tha se ky raport vetëm sa  shpërfaq që Kosova ndonëse ka fonde, vazhdon të sillet ne politik bërje si shtet i varfër. Ky Fond sipas tij është shndërruar në menaxhues pasiv të mjeteve në dobi të ekonomike të huajave,  ndonëse mundësi të mira investimi ka dhe në Kosovë.

Sejdiu: Paradoks i çuditshëm

“Në raport të këtij fondi na thuhet që  ky fond menaxhon me  1.4 miliard euro kursime pensionale, të qytetareve të Kosovës. Prej të cilave diku 8 për qind janë të  investuara në Kosove. Prej 1.4 miliard , 95 milion euro janë në Kosovë.  1.3 miliard janë në shtete tjera. Prej këtyre 1.3 miliard euro 40 për qind ne SHBA dhe 45 për qind ne BE. Dhe nga këto investime kthimi për vitin 2016 është 4.4 për qind neto. Pra në ndërkohë të gjitha qeveritë ë pasluftës paratë, po i kthehemi këtyre dy ekonomive të mëdha botërore SHBA dhe BE, ejani e investoni në Kosovë. Por ja që ne paratë tona kursimet tona pensionale, fondet tona institucionale, po i investojmë te ju dhe kështu po iu tregojmë sa e sigurte është ekonomia, potenciali zhvillimor e industrial i kësaj republike. Thjeshtë po i themi ne paratë tona nuk po ia besojmë ekonomisë sonë, po ua besojmë juve. E ju hajdeni investoni te na. Është një paradoks i çuditshëm”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Enver Hot nga Nisma kërkoi që investimet të kthehen në Kosovë.

Hoti:Të kthehen investimet në Kosovë

“Njëkohësisht i bëjmë thirrje qeverisë të marrë hapa konkretë që këto  investimet te kthehen në vend, sepse janë në interes të qytetarëve”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Faton Topalli tha se ndihet i turpëruar si deputet, pasi që nuk kanë bërë asgjë deri tani në ndryshimin e rregulloreve të BQK.

Topalli: Të mos qajmë me lot krokodili

“E ndjej veten të turpëruar si deputet përkundër faktit që jemi të vetëdijshëm që BQK fondi pensional varen nga Kuvendi i Kosovës dhe nga angazhimi i neve si deputet. Megjithatë deri më tani s’kemi bërë asnjë ndryshim apo kërkesë përmbajtjesorë, që këto politika të ndryshojnë. Edhe ne sot u ankuam se po investojnë paratë jashtë vendit. Po krijojmë faktikisht vende të punës në SHBA dhe në shtete e BE-së, po i ndihmojmë ekonomitë e tyre vendeve të zhvillohen ndërsa më pak se 10 për qind e këtij fondi ne i shpenzojmë në Kosovë. Respektivisht i përdorim për investime në Kosovë, që janë shumë të vogla.  Për të mos qarë më lot krokodili, për fondin pensional të Kosovës. Në qoftë se vërtet dëshirojmë që ky fond  të përdoret për zhvillim ekonomik..  atëherë duhet ti ndryshojmë politikat  tona. Respektivisht duhet t’i ndryshojmë  rregulloret e BQK-së  që përcaktojnë mënyrà «n se si do të investohen këto mjete”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e  Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 si dhe ka  formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.

***

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, duke folur për pagat e bordeve të agjencive dhe ndërmarrjeve publike, ka thënë se shumica e punëve të zeza ‘shtikerat’ i kanë në Kuvendin e Kosovës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha një njeri normal nuk mendon që në vendin me varfëri kaq të madhe, dikush ka pagën 6000 mijë euro, por krejt kjo është rezultat i mos punës së deputetëve.

Zeka: Hajdutët kanë bërë aleancë hajdutë

“Tani jam ardhur në përfundim se shumica e punëve të zeza shtikerat i kanë në parlament, domethënë kur t’i e ke shtikerin e të zezave të kyçur brenda në parlament dhe brenda deputete e ke problem të bësh.... komplet bordet i kisha ndryshu, asnjë bord në Republikën e Kosovës, deri më sot nuk ka shkarkuar asnjë drejtor hajdut, pse sepse anëtarët e bordit kanë qenë më hajna se drejtorët, vjedh drejtori, vjedh bordi, vjedh bordi, vjedh drejtori, prandaj kanë bërë aleancë hajdutët me hajdutët dhe sa të vazhdojmë këtë aleancë kështu do të vazhdojë të rrëshqasim si nëpër skia,  jam kundër kësaj por nuk kam çka të bëj përveç me i tregu popullit që kanë e kanë zgjedhur në parlament”, tha ai.

Image

Kuvendi miraton Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale dhe të Institucionit të Avokatit të Popullit?

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.

Kuvendi po ashtu ka miratuar Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, edhe pse pati kritika të shumta.

Me 62 deputetë, 53 për, 7 kundër dhe 2 abstenime u votua Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.

Ndërsa, me 69 deputetë në sallë, votuan Për 68, Kundër 0 dhe 1 Abstenim për Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, transmeton Koha.net.

Lumir Abdixhikui, deputet i LDK-së tha se është i kënaqur me mënyrën se si janë menaxhuar kursimet pensionale në vitin 2016.

Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, tha se paratë tona nuk ia besojmë ekonomisë.

Ky raport sipas tij, shpërfaq që Kosova ndonëse ka fonde vazhdon të sillet ne politikbërës si shtet i varfër.

“Fondet pensionale në raport të këtij fondi janë 1.4 miliard euro kursime pensionale të qytetareve, diku 8 përqind të investuara në Kosovë. Prej 1.4 miliard euro 1.3 miliard janë në shtete tjera. 40 për qind ne SHBA dhe 45 për qind në BE”, tha Sejdiu.

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti tha se NISMA e ka trajtuar këtë raport dhe e mbështet plotësisht edhe sigurinë dhe ruajtjen e këtij kapitali.

“I bëjmë thirrje qeverisë të marrë hapa konkret që investimet te kthehen brenda në Kosovë sepse janë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Në ndërkohë u miratua edhe Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.

Për këtë votuan 63 deputetë.

50 Për

9 Kundër

4 Abstenime

***

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.

Kuvendi po ashtu ka miratuar Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016.

Lumir Abdixhikui, deputet i LDK-së tha se është i kënaqur me mënyrën se si janë menaxhuar kursimet pensionale në vitin 2016.

“Vlerësojmë investimin e 87 për qind të mjeteve jashtë Kosovës. Vlerësojmë se investimet për ekonominë e Kosovës japin siguri më të mirë. I japim mbështetje raportit vjetor për kursime pensionale për vitin 2016”, tha Abdixhiku.

E Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, tha se paratë tona nuk ia besojmë ekonomisë.

Ky raport sipas tij,  shpërfaq që Kosova ndonëse ka fonde vazhdon të sillet ne politikbërës si shtet i varfër.

“Fondet pensionale në raport të këtij fondi  janë 1.4 miliard euro kursime pensionale të qytetareve, diku 8 përqind të investuara në Kosovë. Prej 1.4 miliard euro 1.3 miliard janë në shtete tjera. 40 perqind ne SHBA dhe 45 përqind në BE”, tha Sejdiu.

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti  tha se NISMA e ka trajtuar këtë raport dhe e mbështet plotësisht edhe sigurinë dhe ruajtjen e këtij kapitali.

 “I bëjmë thirrje qeverisë të marrë hapa konkret që investimet te kthehen brenda në Kosovë sepse janë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

E Islam Pacolli nga AKR tha se GP i kësaj partie e ka shqyrtuar këtë pikë dhe bënë thirrje që të gjendet mënyra që Fondi i Trustit Pensional të kthehet në Kosovë dhe të bëhen investime.

VV: Fondi pensional të trajtohet si investitor institucional

Lëvizja Vetëvendosje, duke kritikuar raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, ka thënë se derisa ne i bëjmë shteteve të BE-së që të vinë dhe të investojnë në Kosovë, paratë tona nuk ua besojmë ekonomisë tonë.

Dardan Sejdiu, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky fond menaxhon mbi 1.4 miliardë euro të kursimeve të qytetarëve të Kosovës, ku diku vetëm 8 % janë të investuar në Kosovë, ose 95 milionë euro janë në Kosovë.

Ai është ndalur edhe te kontrata për ndërtimin e termocentralit Kosova e re, ku tha se kthimin e investitorit do të jetë 18 përqind, ndërsa, qytetarëve të Kosovës i themi kënaquni me 4.4 përqind.

“Ne nuk po sillemi si shtet që beson në asetet e veta, fondi duhet të trajtohet si investitor institucional”, tha ai.

Këta janë dy deputetët e rinj të Vetëvendosjes që u betuan sot në Kuvend

Me fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, janë betuar dy deputetë të ri .

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndryshuar pas rezultateve që janë certifikuar nga balotazhi i komunave të Kamenicës dhe Prizrenit.

Deputeti Qëndron Kastrati që tani është i pari i Kamenicës, do të zëvendësohet nga sot nga deputeti Shemsi Syla,.

Gjithashtu ish-deputeti tanimë i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të zëvendësohet nga Sali Zyba.

Shemsi Syla në zgjedhje kishte fituar 6 mijë e 478 vota kurse Sali Zyba kishte arritur të grumbullonte 5 mijë 983 vota.

Deputetët e rinj janë betuar sot si deputet të Parlamentit të Kosovës për mandatin e  tyre të ardhshëm.

Image

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën ku do të votohet raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 dhe po ashtu do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.

Rendi i ditës: 

1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

Kurse nga ora 14:00, Kuvendi ka paraparë që të mbajë seancën e re, me këtë rend të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm - Agjenda 2030 për Kosovën,

6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

18. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

19. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteve dhe për Kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat