Thaçi sërish thotë se me kalimin e Demarkacionit, Kosova e fiton lirinë e lëvizjes në BE

Aktuale

Thaçi sërish thotë se me kalimin e Demarkacionit, Kosova e fiton lirinë e lëvizjes në BE

Më: 27 janar 2018 Në ora: 00:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se me kalimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova do të fitojë lirinë e lëvizjes në shtetet e BE-së.

“Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim sikurse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor”, tha  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ekonomik botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës, që temë kishte përshpejtimin dhe zhvillimin afatgjatë të këtij rajoni në BE.

Pas diskutimeve u tha se Kosova është e përfshirë në këtë strategji, por vendi duhet të kryej edhe detyrat e veta. Një prej tyre është respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në intervistë për RTK-në në Davos, se me strategjinë e re për Ballkanin perëndimor që do të prezantohet nga presidenti i komisionit  Evropian, Jean Claude Juncker në muajin shkurt, krijohet edhe një mundësi që Kosova t’i marrë përsipër obligimet e saj dhe që vendi të jetë i përgjegjshëm përballë kërkesave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“BE ta shikojë Ballkanin Perëndimor si tërësi. Strategjia për këto vende do të jetë shtytje për pufën dhe reforma. Kosova ka shënuar progres në reforma”, tha ai.

Një prej tyre, ai tha se është edhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi të fitojë liberalizimin e vizave.

Sipas Thaçit do të punohet që të ketë më shumë investime të huaja.  Ai tha se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në të mirë të të gjithëve në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat