Hoxhaj thotë se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aktuale

Hoxhaj thotë se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:40
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme.

Në këtë takim ai po flet për mundësitë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi i shtetit të Kosovës në këtë institucion mbetet prioritet i qeverisë.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Deri tash kemi arritur të anëtarësohemi në 65 organizata të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm ka thënë se në këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe deri kur mund të përmbyllet ky proces nuk ka ndodnjë datë.

Hoxhaj ka theksuar se pas Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është institucioni më i rëndësishëm.

“Ajo çfarë mund të ndodhë në vitin 2018 është që ne ta dërgojmë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi është proces më i gjatë. Meqë aplikimi është diçka që nuk duhet gjithsesi të pasohet me anëtarësim në një kohë të shkurtër”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Ai ka bërë të ditur edhe shtetet që do ta udhëeqëin këtë institucion, ku shumica prej tyre janë partnerë të Kosovës.

Këshillin e Evropës deri në vitin 2020 do ta udhëheqin: Danimarka, Kroacia, Finlanda, Franca, e pastaj Gjeorgjia dhe Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat