MPJ: Të mos flitet për linja të kuqe, bllokohen negociatat

Aktuale

MPJ: Të mos flitet për linja të kuqe, bllokohen negociatat

Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:37
Ministria e Jashtme e Maqedonisë

Ministria e Jashtme e Maqedonisë thekson se nuk është mirë që të publikohen linjat e kuqe, ashtu siç bëhet me propozim-marrëveshjen, pjesë të së cilës janë prezantuar nga shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, për shkak se kjo do të zvogëlonte hapësirën për negociata. Ndërkaq deklarojnë se për rrumbullakimin e emrit nevojitet vullnet dypalësh.

Nga ana jonë ka vullnet të mirë për zgjidhje të përbashkët, të pranueshme, e cila do t’i respektojë interesat, dinjitetin dhe identitetin e të dy popujve. Që të kemi zgjidhje nevojitet edhe vullneti i palës tjetër – njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar ndërkaq theksoi se Bashkimi Evropian mirëpret intensifikimin e negociatave për emrin dhe vizitën ndërmjetësuesit të OKB-së, Nimic në Shkup e Athinë. Ndërsa u shpreh se po pret që të arrihet konsensus i brendshëm kombëtar për çështjen në fjalë.

Mendoj se është lajm shumë i mirë që ndërmjetësuesi për emrin, Metju Nimic po vjen. Mendoj se është mirë të dialogohet, sepse vetëm përmes dialogut mund të gjenden zgjidhjet më të mira. Si Bashkim Evropian ishim shumë të lumtur kur kuptuam se po mbahej takim i liderëve të vendit tuaj të shtunën e kaluar, për ta diskutuar këtë çështje. Kjo është një çështje aq e rëndësishme strategjike strategjike, saqë ne shpresojmë se do të mund të arrihet konsensus kombëtar rreth kësaj çështjeje. Për shkak se kjo do të garantonte sukses -tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Zhbogar paralajmëroi se javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, që njëherit paraqet vizionin e BE-së për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat