“Hashim Thaçi tërthorazi po e pranon që ka pasur gabime rreth demarkacionit”

Aktuale

“Hashim Thaçi tërthorazi po e pranon që ka pasur gabime rreth demarkacionit”

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 19:34
Hashim Thaçi

Që nga gushti i  vitit 2015, kur në Vjenë e kishte nënshkruar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi,  në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi e kishte mbrojtur këtë marrëveshje e duke sulmuar kundërshtarët e versionit aktual, të cilët i akuzonte se po krijojnë kauza të rreme.

Por, pas më shumë se dy  vite të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, presidenti Thaçi tash nuk po përjashton mundësinë që mund të jetë bërë ndonjë lëshim.

Këtë ai e ka thënë të enjten në një konferencë për media.

Por, deklarata e Thaçit po shihet që ai po e pranon që në marrëveshjen e gushtit të vitit 2015 janë bërë lëshime.

Ky është mendimi që jep analisti politik, Imer Mushkolaj. Ai ka thënë se presidenti Thaçi nuk është që po ndryshon deklaratat e tij varësisht prej situatës dhe interesit të tij.

“Për mu nënkupton që ai tërthorazi po e pranon që ka pasur gabime edhe këto gabime mund të përmirësoheshin pasi që demarkacioni mund të kalojë pastaj të shihet mundësia për rinegocim me Malin e Zi”, tha Mushkolaj.

Presidenti Thaçi të enjten në një konferencë për media tha se as ai nuk e dinë nëse Kulla e Zhlebit e Çokorri  se në cilën pjesë janë, por tha,  se i ka besuar komisionit shtetëror, i cili ka udhëheq edhe demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë i kam besuar komisionit shtetëror i cili ka udhëheq edhe Demarkacionin me Malin e Zi, por ne jemi njerëz dhe mund të gabojmë, shqetësimet e ngritura është mirë të rishikohen dhe të rinegociohen me Malin e Zi, pas ratifikimit të marrëveshjes, ishte shprehur i pari i vendit.

Por, sipas analistit Mushkolaj deklarata e Thaçit do t’i ndihmojë  kryeministrit Haradinajt në kauzën e tij

“Është një përshtatje e Thaçit me aktualitetin dhe sinkronizim i deklaratave para se me shkua demarkacioni në Kuvend. Më këtë deklaratë Thaçi i ndihmon shumë Haradinajt në kauzën e tij”, është shprehur Mushkolaj.

Megjithatë ai nuk pret që kjo marrëveshje të rinegociohet. Sipas tij krejt këto janë strategji që të ratifikohet demarkacioni dhe më kalimin e kohës të harrohet ky problem

“Është një arsyetim më shumë për opinionin dhe kundërshtarët e demarkacionit, pres që të ratifikohet dhe më kalimin e kohës mu harru, qysh ndodh edhe me proceset tjera. Është strategji dalëse nga kriza”, tha Mushkolaj.

Shpejtim Bulliqi ish-deputet i LDK-së dhe profesor universitar që kishte kundërshtuar marrëveshjen aktuale me Malin e Zi, po mirëpret deklaratat e zyrtarëve të Kosovës që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Ai edhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror të emëruar nga kryeministri Haradinaj, kishte prezantuar të dhëna që sipas tij, Kosova humb territor, tash nuk komenton atë çfarë thotë Thaçi e as akuzuat që ia kishte bërë, duke e quajtur qesharak.

“Ne atë raport kemi dhënë të dhëna që tregojnë se janë bërë gabime. Janë të mirëseardhura  nismat që mund zgjidhet kjo çështje. Opinioni publik e kanë të  qartë se Komisioni jonë nuk ka bërë politik, por është marrë me çështje profesionale”, ka thënë Bulliqi.

Marrëveshja e Demarkacionit, ratifikimi i së cilës është vënë kusht kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, pritet që të hënën të jetë në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat