Pse nuk u sqarua takimi i Haradinaj me një serb të dyshuar për krime, të cilin kryeministri Mustafa e refuzoj?

Aktuale

Pse nuk u sqarua takimi i Haradinaj me një serb të dyshuar për krime, të cilin kryeministri Mustafa e refuzoj?

H.O. Nga H.O. Më 2 shkurt 2018 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj

Një takim i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Milan Radojicic, i akuzuar për krime të Veri të Mitrovicës ishte realizuar në korrik të vitit 2017. Megjithatë nuk u përfol shumë rreth këtij takimi dhe ecurisë së këtij takimi.

Image
Milan Radojicic

Megjithatë takimi me një person të dyshuar sikurse Milan Radojicic, mbetet takim i dyshimtë dhe ende i paqartë derisa as zyrtarët nga Qeveria e Kosovës të kontaktuar nga Bota sot nuk dhanë informacione rreth këtij takimi.

Ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se gjatë qeverisjes Mustafa, ky person ishte me ndikim, por për shkak të profilit të tij të dyshimt, kishin refuzuar takim me të.

Image
Bajram Gecaj

 

“Na ishte thënë edhe ne gjatë Qeverisë Mustafa se ky person ishte me ndikim, por ne kemi refuzuar ta takojmë për shkak të profilit të tij shumë të dyshimtë, por edhe faktit se ai legalisht nuk përfaqëson asgjë”, tha Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat