“Godet” Milaim Zeka: Vjen edhe një sulm nga Kryesia e Kuvendit

Aktuale

“Godet” Milaim Zeka: Vjen edhe një sulm nga Kryesia e Kuvendit

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:16
Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit për mos dërgimin e Demarkacionin në Kuvend.

Sipas tij, ky është edhe një sulëm nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Qytetaret e Kosoves, sot kane pesuar edhe nje sulm nga Kryesia e Kuvendit te R te Kosoves. Mos dergimi i demarkacionit ne seancen e radhes te Kuvendit, eshte edhe nje fyerje, edhe nje poshtrim, e mbi te gjitha, ngulfatje e izolim i popullit te Kosoves. Kjo eshte nje mosmirenjoheje ndaj Brukselit e Washingtonit. E pse ta dergojne demarkacionin ne Kuvend, ata qe kane viza, kane shkolla private, spitale private, shofera e makina private?! Lista Serbe kane nenshtetesi te dyfisht. Prandaj kot bane thirreje ambasadori amerikan per protesta qytetare. Ata qe duhet te protestojne, nuk kane mundesi. Ata qe kane mundesi nuk duan, sepse edhe ata jane pjese e kesaje politike. Atesyetimin banal politik e di: Po e presum kryeministrin malazez, pastaj shohim e bejme! Po ai kryeminister nuk eshte si nje pjese e politikaneve tane, qe ndryshe flasin ne Prishtine, ndryshe ne Hajvali, ndryshe ne Bruksel, e ndryshe ne Washington...!!!”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat