Rashiti: Ishin paraparë sanksione lidhur me iniciativën për zhbërjen e Speciales - Bota Sot
Rashiti: Ishin paraparë sanksione lidhur me iniciativën për zhbërjen e Speciales

Aktuale

E mërkurë, 20 qershor 2018

Rashiti: Ishin paraparë sanksione lidhur me iniciativën për zhbërjen e Speciales

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:38
Naim Rashiti

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtim të Politikave Ballkanike duke komentuar zhvillimin e fundit që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë vizën amerikane, ka thënë se ky është një lajm i mirë.

“Është lajm i mirë por nuk mjafton vetëm shkuarja në Lutjet e Mëngjesit. Urojmë të ketë vizita zyrtare në State Department së shpejti”.

Sipas Rashitit, zgjatja e procesit që kryeministri të pajiset me vizën për në SHBA ka qenë një sanksion, që ndërlidhet me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Vizat dhe sanksionet tjera kanë qenë procesi i suspendimit të cilat kanë sjellë situata të palakmueshme për liderët. Është thënë troç, vizat janë suspenduar dhe janë paraparë sanksione të tjera për iniciativën për Dhomat e Specializuara dhe tani kemi kthim atje ku është dashur të jemi”, tha Rashiti, në Info Magazine.

“Ka qenë e konfirmuar dhe publike, ka qenë vendim i State Departamentit dhe shtetet e Kuintit (QUINT). Janë paraparë një numër sanksionesh për liderët edhe deputetët”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, tashmë ka ndryshime në marrëdhëniet e liderëve kosovarë me vendet ndërkombëtare mike.

“Dëmi është bërë në marrëdhëniet e liderëve me Perëndimin, është krijuar mosbesimi i madh. Çështja e Dhomave të Specializuara është proces afatgjatë, së paku deri në vitin 2020 dhe ne duhet të kemi kujdes me diskursin dhe menaxhimin e këtij procesi, mos të krijojmë situata të palakmueshme”.

“Më mirë se sa me Ligjin për Dhomat e Specializuara, institucionet të merren me menaxhimin e procesit. Situata të palakmueshme nëse nuk menaxhohen, mund të kemi deri atëherë”.

Rashiti duke folur për dy temat më aktuale  në vend, iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se mes këtyre dy çështjeve ka dallim thelbësor.

“Për Ligjin për Dhomat e Specializuara, për faktin se është bërë marrëveshje ndërkombëtare, shtetet mike nuk presin dhe nuk duan shkëputje dhe anashkalim të zotimeve ndërkombëtare”.

“Marrëveshja e Demarkacionit është tjetër, ka pas mosmarrëveshje nga fillimi dhe është çështje kryesisht e brendshme, të cilën nuk e besoj se ndërkombëtarët do të insistojnë”, tha Rashiti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test