Zemaj tregon se kush e solli Gjykatën Speciale për Kosovën

Aktuale

Zemaj tregon se kush e solli Gjykatën Speciale për Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 shkurt 2018 Në ora: 19:52
Armend Zemaj

Duke folur rreth asaj se çfarë pritet nga Gjykata Speciale, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka thënë për “ Bota sot” se ka shumë paqartësi se çka në të vërtetë do ketë në juridiksion një gjykatë e tillë.

Sipas tij, kjo paqartësi vjen si pasojë e mos informimit të duhur nga institucionet relevante.

“Ajo çka e ka sjellë Gjykatën Speciale është edhe tregues se cilat janë edhe pritjet tona. Ndikimi politik në organet e drejtësisë, mos marrja e përgjegjësisë nga institucionet tona që të trajtojmë krimet e supozuara gjate dhe pas luftës janë edhe faktor i cili e ka sjelle ketë gjykatë. Andaj ne kemi kërkuar që kjo gjykatë të trajtoj me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm atë qe e ka dëmtuar me së shumti Kosovën e pasluftës, vrasjet me motive politike të zyrtarëve, ushtarakëve dhe njerëzve te LDK-së. Ne mbetemi me shprese që më në fund ata që kanë kryer këto krime makabre të vihen para drejtësisë. Në rast se kjo  nuk ndodh kam frikë se Kosova prapë do të përballet me mosbesim, konflikte te brendshme dhe pasiguri”, ka thënë deputeti Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat