Thaçi dorëzon Deklaratën e pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit amerikan

Aktuale

Thaçi dorëzon Deklaratën e pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit amerikan

Nga: Bota Sot Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:56
Pamje nga vizita

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës bibliotekës së Kongresit amerikanë.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë”.

Postimi i plotë:

Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot kam dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.

Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat