Havolli ia kujton Thaçit dy sukseset e qeverisë Mustafa, që po i përmend për Pavarësinë

Aktuale

Havolli ia kujton Thaçit dy sukseset e qeverisë Mustafa, që po i përmend për Pavarësinë

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Hashim Thaçi

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka thënë se i ka pëlqyer ideja e presidentit dërguar miqve ndërkombëtarë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku i përmend nënshkrimin e MSA-së dhe ftesën për bashkëpunim të avancuar me NATO-n, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka kujtuar presidentit se të dyja këto të arritura janë realizuar nga qeveria Mustafa.

Postimi i plotë:

Po më pëlqen ftesa e Presidentit dërguar miqve ndërkombëtar për 10 vjetorin e Kosovës, ku përmend edhe dy të arritura specifike: 1) nënshkrimin e MSA-së dhe 2) ftesën për bashkëpunim të avancuar me NATO. 
Po besoj se s’ka nevojë për rikujtim, që të dyja janë realizuar nga serioziteti i qeverisjes së Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat